Struga Trim&Lum ka fituar 2-1 derbin mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, madje ia ka dalë ta arrijë këtë objektiv duke përmbysur Shkëndijën. Tetovarët shënuan në fundin e pjesës së parë me anë të brazilianit Junior, por nuk e ruajtën dot epërsinë.
Kochoski, dhjetë minuta nga nisja e fraksionit të dytë të lojës, arriti të baraspeshonte shifrat dhe më pas ishte Nijas Lena që shënoi golin e fitores dhe nxori duarbosh Shkëndijën dhe ish-trajnerin e tij te Kukësi e Flamurtari, Ernest Gjoka. Kuqezinjtë i gëzohen vetëm faktit që Vardari nuk mori më shumë se një pikë dhe diferenca me ta tashmë është tetë pikë.
Shkupi ka festuar sot, pasi ia ka dalë të mposhtë Akademija Pandev. bardhekaltrit pësuan gol pas vetëm shtatë minutash lojë, por shpërthyen në pjesën e dytë. Serginho, Darboe dhe Jusufi shënuan dhe i dhanë tre pikët Shkupit.
Renova “flirtoi” me fitoren sot, por e pësoi në minutat shtesë dhe mori vetëm një pikë me Makedonija GP. Takimi mes tyre përfundoi në barazim 1-1 dhe ishte Dejan Blazevksi (ish-sulmuesi i Tiranës) që e ndëshkoi skuadrën shqiptare.
MAQEDONI E VERIUT LIGA 1 – Java 17
E mërkurë, më 27 nëntor, ora 13:00
Rabotnicki-Borec 2-1
Renova-Makedonija GP 1-1
Shënues: Selmani 54′ / Blazevski 90′
Shkupi-Akademija Pandev 3-1
Shënues: Serginho 67, Darboe 78′, Jusufi 93′ /Rajkovic 7′
Sileks-Vardar 2-2
Struga-Shkëndija Tetovë 2-1
Shënues: Kochoski 54′, Lena 65′ / Junior 38′
/abcnews.al