Lëmsh i madh te Lazio: Strakosha e Immobile me COVID-19, zhvillimet e fundit

schedule18:36 - 6 Nëntor, 2020

schedule 18:36 - 6 Nëntor, 2020

Telashet te Lazio mund të jenë të mëdha, për shkak të hetimit që FIGC ka nisur mbi shkeljen e mundshme të protokollit. Ditën e sotme mësohet se klubi italian ka testuar futbollistë në një klinikë tjetër dhe në fund ka rezultuar se janë tre të prekur me COVID-19.

Më parë Lazio i testonte futbollistë në një klinikë në Avellino, kurse së fundmi tamponët janë bërë Kampusin Biomedical në Romë. Gazzetta Dello Sport raporton se tre lojtarët e ndaluar të luajnë në Champions League, kanë dalë pozitivë.

Bëhet fjalë për emra si Ciro Immobile, Lucas Leva dhe Thomas Strakosha. Fokusi është venë më së shumti te lojtarët e aktivizuar në ndeshjen kundër Torinos, sulmuesi dhe mesfushori.

Ata luajtën në ndeshjen kundër Torino edhe pse Synlab (laborator i licencuar nga UEFA) i kishte nxjerrë pozitivë më 26 tetor dhe i kishte ndaluar ta luanin ndaj Clubb Brugge. Edhe portieri i kombëtares shqiptare ishte grumbulluar ndaj “demave” dhe qëndroi në stol përgjatë gjithë ndeshjes.

Testet e tjera, të bëra më 30 dhe 31 tetor në Avellino, i kishin nxjerrë negativë dy lojtarët e përmendur më lart, kurse testet e bëra së fundmi i nxjerrin ata pozitivë dhe situata komplikohet edhe më shumë për Lazion, klub mbi të cilin rëndon akuza e aktivizimit të lojtarëve të infektuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!