Leli: Prishja e ndërtimeve pa leje për shkak të projekteve

schedule13:37 - 4 Tetor, 2019

schedule 13:37 - 4 Tetor, 2019

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka folur para gazetarëve për disa projekte që po vihen në zbatim. Kurse për aksionin e IKMT-së Leli tha se do të vazhdojnë të gjithë bregdetin.

Për kryebashkiakun e Vlorës prishja e objekteve pa leje përgjatë bregdetit do të vazhdoje. Dritan Leli tha se ato janë pa leje dhe se pengojnë zbatimin e disa projekteve në zonën e tunelit, apo tek vendi i quajtur Kalaja. Banorët do të njihen me to në një debat publik.

Leli tregoi detaje për shëtitoren përgjatë bregdetit në një gjatësi prej 3 km, vijimi i Lungomares nga zona e Tunelit, Uji i ftohtë deri në afërsi të Radhimës. Janë projektuar pishinë e ujë deti, pishinë për fëmijë dhe një vend parkimi dykatesh nëntokësor me 160 vende.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës  u tha gazetarëve se vetëm në projektin e Lungomare 2,  vlera e financimit shkon në 4 milion euro. Kurse projekti i shëtitores nga tuneli deri në Radhimë është në detajet e fundit të tij. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!