Lëkurëpunuesi, zanati në zhdukje që trashëgohet nga 80-vjecari

schedule18:18 - 9 Maj, 2021

schedule 18:18 - 9 Maj, 2021

Nga Agim Blloshmi

Mehmet Alla nga Kuturmani i Librazhdi i cili i ka kushtuar jetën mbledhjes dhe përpunimit të lëkurave e fillon ditë me blerjen e shtypit.

“E marr përditë. Që në kohën e Enver Hoxhës e kam blerë çdo ditë,” thotë ai.

Çdo mëngjes konsumon një kafe me vëllain e tij Agimin dhe më pas hap dyqani ku mbledh lëkura dhe i bën gati për t’i shitur.

Ka nisur të merret me këtë zanat që 16 vjeç në ndërmarrjen e grumbullimit dhe përpunimit. Rrugën nga fshati i tij deri në qytet e ka bërë për 40 vjet më këmbë. Nga punëtor i thjeshtë që fillimisht përpunonte leshin u kualifikua dhe për lëkurën.

Alla pas vitit 1990 vendosi të jetojë në Librazhd. Vazhdoi zanatin duke mbledhur lëkurët e bagëtive të banorëve të fshatrave dhe furnizon një fabrikë në Berat. Ai na tregoni procesin e parë që është kriposja, por dhe të tjera sekrete.

‘Në verë duhen kriposur për dy orë se krimben ka procedurë, me e pastruar me heq mbeturinat e tjera,” thotë ai.

Ali Çota ka qenë bashkëpunëtor i Allës. Ai thotë se miku i tij duhet të jetë një shembull për të rinjtë e sotëm.

“Ali Çota Duhet të jetë shembull për të gjithë sidomos për rinjtë. Njeriu ka jetuar aq sa ka punuar. Jeta matet me vite punë jo me vite gjumë,” shprehet ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!