Lëkundje tërmeti në vend, ku ishte epiqendra

schedule09:45 - 30 Maj, 2020

schedule 09:45 - 30 Maj, 2020

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në Korçë mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave bëhet e ditur se tërmeti ka qenë më magnitudë 3.5 i shkallës Rihter.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 07:00. Ndërkohë, epiqendra e tërmetit është regjistruar në Kapshticë të Korçës, me një thellësi 22 kilometra.

Vatra e tërmeteve vijon të jetë aktive, që prej atij të 26 nëntorit ku pati edhe humbje njerëzore. /abcnews.al