Një tërmet i fortë me Magnitudë 5.1 ballë ka tronditur Shqipërinë pasdrekën e së shtunës.
Lëkundjet u ndjenë rreth orës 17:38 minuta.
Sipas Qendrës Europiane-Mesdhetare të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ishte 38 kilometër në verilindje të Tiranës dhe 10 kilometra në lindje të Burrelit, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundjet e forta u ndjenë në Burrel, Bulqizë, Peshkopi, Tiranë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Elbasan, Korçë dhe në shumë qytete të tjera të vendit.
Tërmeti është ndjerë poashtu edhe në Republikën e Maqedonisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale, apo të plagosur./abcnews.al