Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të dielë në vendin tonë.
Sipas IGJEUM një tërmet 4.5 ballë i shkallës rihter me epiqendër në Lezhë, 16 km në verilindje të Shëngjinit në një thellësi prej 20 kilometër.
Ndërkohë në faqen e EMSC kanë komentuar një numër i madh qytetarësh, të cilët theksojnë se lëkundjet kanë qenë të forta.
Shumë nga komentet theksojnë se janë trembur nga lëkundjet e ndjera mbrëmjen e sotme dhe kanë frikë.
“Ishte i forte”, shkruan një komentues.
“U ndie sërish, nuk do na lërë me flet rehat”, shkruan një tjetër .
Ndërkohë lëkundjet e ndjera në Lezhë, kanë krijuar shumë panik tek qytetarët./abcnews.al