Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Japoni në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.
Mediat e huaja bëjnë me dije se lëkundjet me magnitudë 5.9 ballë të shkallës rihter kanë goditur prefekturën Aomori dhe Yuate në veri të Japonisë.
Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit mësohet se janë lënduar dy persona të cilët po marrin ndihmë mjekësore. Ndërkaq janë anuluar disa lëvizje hekurudhore. /abcnews.al