Leku “rrëzoi” euron/ Vakaj: Ka ndikuar te pasiguria e qytetarëve, kemi një përqendrim të madh tek ndërtimi dhe turizmi

schedule14:13 - 3 Janar, 2025

schedule 14:13 - 3 Janar, 2025

Drejtori i Shoqatës së Zyrave të Këmbimit, Dritan Vakaj ka folur në emisionin “Money Report” për rënien drastike të euros në mbyllje të vitit që lamë pas.

Ai ka theksuar se “rrëzimi” i euros ka ndikuar në sutuara të ndryshme, por më kryesorja është ndjenja e pasigurisë.

“Përcaktimi është i lidhur në mënyrë të ndjeshme me efektin psikologjik. Sigurisht, kjo ka ndikuar dhe nga situata të ndryshme, por pa diskutim ndjenja e pasigurisë është një ndër elementët më të rëndësishëm që e ndikon çmimin.

Megjithatë, gjatë këtij viti kemi pasur edhe element real që lidhen me faktorët ekonomik që kanë çuar  në zhvlerësimin e kësaj monedhe”.

Më tej, ai foli dhe për inflacionin: “Kemi ulje të inflacionit, është ndaluar rritja. Asnjëri nga ne nuk mund të thotë që shporta e shërbimeve tona bazike është bërë më e lirë se ç’ka qenë më përpara. Kemi pasur inflacion të kontrolluar në nivelin dy deri në 3% muajit e fundit. Ky është një element pozitiv. Domosdoshmërisht çdo e mirë e ka një të keqe”.

Vakaj ka shtuar se ne kemi një përqendrim shumë të madh të euros tek ndërtimi, turizmi dhe përdorimi të tyre si investime.

Ne në të tërë parametrat, ose në strukturën tonë, nuk mund të themi që kjo tregon qendrueshmëri ekonomike. Struktura jonë ekonomike, sektorë të rëndësishëm të saj janë dobësuar akoma dhe më tej, qoftë eksportët. Ne tani kemi një përqendrim shumë të madh tek ndërtimi, turizmi dhe një pjesë si funksion i përdorimit të tyre si investime se sa një vlerë reale”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!