Vendimi i Bankës së Shqipëeisë për te mos lejuar një mbiçmim të shpejtë të lekut ka nisur të japë efekte. Monedha vendase ka nisur zhvlerësimin ndaj valutës së huaj. Euro dhe dollari kanë rikuperuar humbjet e këtyre javëve.
Përfitmin më të madh e ka pasur dollari amerikan, i cili ka arritur të këmbehet në 108 lekë për njësi. Një rritje kjo me 0.4% sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa euro ndodhet në nivelin e 125.5 lekëve.
Ndërkohë monedha europiane ka humbur pikë kundrejtë dollarit amerikan. Euro ra me 0.1. Një dollar amerikan u këmbye me 1.15 euro. Ndërsa dollari amerikan avancoi edhe kundrejtë jenit japonez.111.73 dollarë amerikanë u këmbyen me 1 jen japonez./abcnews.al