Leku në revansh ndaj Euros/ Në mars Euro u dobësua me 1 pikë, ra në nivelin 103 lekë

schedule15:21 - 16 Mars, 2024

schedule 15:21 - 16 Mars, 2024

Leku shqiptar është 12 pikë më i fortë se euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se dobësimi i euros ndaj monedhës kombëtare ka qenë i fortë. Në mars të vitit 2023 një euro këmbehej me 115 lekë ndërsa aktualisht me vetëm 103 lekë. Po e njëjta tendencë e dobësimit të monedhës europiane ka qenë e theksuar edhe në javët e para të marsit ku ka pësuar një ulje me 1 pikë. Pritshmëritë e agjentëve të kursit të këmbimit janë që leku shqiptar do të vijoj të ketë pozicion të fortë ndaj valutave të huaja. Kjo për disa faktorë si rritja e numrit të turistëve apo investimet e huaja. Rezulton se vetëm në dy muajt e parë Shqipëria priti rreth 1 milionë turistë të huaj. Ndërkohë që parashikimet për gjithë  vitin janë për 14 milion. Kjo shton sasinë e eurove në qarkullim në ekonominë shqiptare duke zhvlerësuar euron. Banka e Shqipërisë ka realizuar deri më tani 2 ankande duke tërhequr mbi 20 mln euro për efekte të rezervës por që ndikon edhe në kursin e këmbimit.

Euro e dobët është një faktor që ndikon direkt në nivelin e çmimeve të produkteve në vend. Gjatë shkurtit niveli  i inflacionit pësoi një ulje të fortë duke rënë nën objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Kjo nënkupton që Banka Qendrore mund të nisë poliikën e uljes së normës së interesit duke i bërë këstet e kredive më të lira për qytetarët dhe për bizneset.

NIVELI I EUROS

Mars 2024    103 leke

Mars 2023     115

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!