Leku i fortë përballë valutave/ Euro dhe dollari mbyllin javën me dobësim

schedule14:41 - 14 Shkurt, 2025

schedule 14:41 - 14 Shkurt, 2025

Monedha jonë kombëtare mbetet e fortë përballë valutave të huaja.

Euro ka mbyllur këtë javë me një nënvlerësim të lehtë duke u këmbyer me  98.9 lekë.

Monedha europiane pësoi një mbiçmim për pak kohë në fund të muajit janar  duke u këmbyer me mbi 100 lekë.

Ky ishte niveli më i lartë i regjistruar që prej gushtit të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë ka parashikuar që të tërheqë më shumë euro nga tregu gjatë këtij viti për të mbajtur të stabilizuar kursin e këmbimit. Në krahasim me vitin 2024 në kalendarin vjetor është parashikuar të tërhiqen nga tregu 350 milionë euro.

Po ashtu edhe dollari ka pësuar një dobësim të ndjeshëm gjatë kësaj jave. Një dollar po këmbehet aktualisht me 94.4 lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!