Leku, gjithnjë më i fortë/ Ekspertët tregojnë impaktin: Çfarë përfitoi ekonomia shqiptare nga kjo prirje

schedule20:38 - 12 Prill, 2024

schedule 20:38 - 12 Prill, 2024

TIRANË- Leku ka qenë shumë i fortë përkundrejt monedhës evropiane dhe kjo sipas ekspertëve ka patur efektet pozitive në ekonominë e Shqipërisë.

Gjatë diskutimit në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ekspertja për Çështjet Financiare Brunilda Isaj tha se inflacioni nuk ka ndikuar në uljen e kërkesës për konsum, duke shtuar se ekonomia shqiptare është ekonomi në zhvillim dhe herë pas herë ka reflektuar qëndrueshmëri të kënaqshme.

Ajo shpjegoi edhe arsyet se pse në treg euro ka humbur terren përkundrejt lekut.

“Bankat nuk  janë treguar konservatore, por janë treguar të kujdesshme. Jemi një ekonomi në zhvillim. Ka një stabilitet, ka një produktivitet mbetet i stabilizuar dhe jo domosdoshmërisht inflacioni është përkthyer në tkurrje të kërkesës për konsum. Remitancat janë të larta dhe një sasi kaq e madhe që hyn nga të gjitha burimet e mundshme mundësinë e një kuotim shumë të ulët në krahasim me lekun. Turizmi dhe tregu imobilar ka shtuar sasinë ë euros. Euro ka humbur terren në dy gjashtëmujorët. Rritja ekonomike mbetet e qëndrueshme”, tha ajo.

Dritan Vakaj, Drejtor i Shoqatës së zyrave të këmbimit valutor, theksoi rritja e turizmit, por dhe remitancat, kanë ndikuar që valuta euro të jetë në sasi të madhe në ofertë dhe për pasojë kjo ka refklektuar në dobësimin e saj në krahasim me lekun.

“Ajo që njëzëri ka qenë, është pikërisht që mbiçmimi i lekut ka ndikuar në amortizimin e inflacionit të importuar. Ka pasur një efekt të ndejshëm në sektorin e ekonomisë. Rritja e turizmit është shumë i rëndësishëm, remitancat janë të larta dhe kredia në euro ka një peshë të rëndësishme për rënien e euros”, theksoi ai.

Zv.drejtuesja e Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Rajna Hoxholli u shpreh se rritja e vlerës së lekut përkundrejt euros, ka ndikuar në zbutjen e termave të inflacionit të importuar.

“Pra mbiçmimi i kursit të këmbimit na ka ndihmuar në termat e inflacionit”, u shpreh ajo./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!