Leka dhe Elia, zyrtarisht të divorcuar/ Gjykata: Vajza rri me nënën në apartamentin e dhënë nga Princi

schedule12:23 - 8 Maj, 2024

schedule 12:23 - 8 Maj, 2024

Pas disa seancash gjyqësore, Gjykata e Tiranës, ka firmosur zgjidhjen e kurorës martesore mes pasardhesit te familjes se mbretit Zog dhe Elia Zaharisë.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, të siguruar nga ABCNews, që  mban datën 25 prill 2024, thuhet se Elia Zaharia do të mbajë emrin e vajzërisë dhe jo mbiemrin “Zogu”.

Divorci mes Elia Zaharisë dhe Princ Lekës është bërë me dakortësinë e të dy palëve dhe nuk pritet të apelohet, çka do të thotë se vendimi I Gjykatës së Tiranës do të jetë I formës së prerë.
Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për tu përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj. Sipas  marrëveshjes, gjykata ka vendosur që Princ Leka, mund të takohet me vajzën e tij çdo ditë për rreth dy orë. Ndërsa në fundjavë, të premten dhe të shtunën, Gjykata ka vendosur që vajza 3-vjecare mund të qëndrojë pa kufizim orari me babanë e saj.

Në vendimin e Gjykatës,  thuhet se Elja Zaharia do të jetojë në një apartament 260 m2 qe po ndërtohet në Bulevardin Zhan D’ark, në Tiranë, që Leka ia ka dhënë vajzës, Geraldines, për aq kohe sa Elja nuk ka një partner. Megjithatë deri në përfundimin e ndërtimit të këtij apartamenti Elia dhe vajza Gerladina do të qendrojne në Pallatin mbretëror.

Sipas marrëveshjes Leka Zogu do të paguajë si detyrim për ushqimin e vajzës, një shumë prej 1 mijë euro çdo muaj dhe do të marre informacion per shpenzimin e ketyre parave.
Për sa I përket shkollimit të vajzës, marrëveshja ka përcaktuar që pagesa të bëhet në mënyrë të barabartë nga të dy prindërit. Elia Zaharia dhe Princ Leka Zogu, te lidhur ne martese ne vitin 2016 dhe prinder te nje vajze, kerkuan divorcin ne gjykate pas konflikteve te tyre te vazhdueshme se fundi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!