MALLAKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka caktuar detyrim paraqitjeje për kreun e IMT në Mallakastër, ndërsa 2 inspektorë dhe 3 efektivë janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen për ndërtime të paligjshme.
Njoftimi i AMP-së
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
-Ylli Korroveshaj (me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier)
-Ifran Bajramaj (me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier)
-Dashamir Jaupaj, (me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier)
-Ajet Xeba(kryeinspektor i IKMT Mallakastër)
-Shkëlqim Xheladini (inspektor pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër)
-Kevin Ymeraj (inspektor pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër)
Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, rezultojnë dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.