EMRAT/ Lejuan kultivimin e kanabisit, ndëshkohen 13 efektivë në Shkodër

schedule13:04 - 25 Qershor, 2023

schedule 13:04 - 25 Qershor, 2023

SHKODËR- Gjykata ka caktuar 13 masa sigurie për policët e këtij qarku, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas të dhënave, këta efektivë kanë favorizuar kultivimin e kanabisit në njësinë administrative Ana e Malit.

Mes tyre është edhe zv.drejtori i Policisë Shkodër, Hajri Kushe, të cilit i është ndaluar dalja jashtë vendit.

Disa prej këtyre efektivë janë lënë në arrest shtëpie, kurse pesë të tjerë janë pezulluar nga detyra. Autoritetet po hetojnë rastet, në të cilat dyshohet se ata kanë shpërdoruar detyrën.

Efektivët që akuzohen për shpërdorim detyre:

-Pëllumb Shpati
-Taulant Kurtaj
-Hajri Kushe
-Asllan Shytaj
-Dedim Gjeta
-Ilir Hasaj
-Arben Memaj
-Arben Dekovi
-Vehbi Nase
-Gjin Guri
-Nazmi Beqiri
-Sokol Pjetri
-Ardis Çoçja

/ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!