KOSOVË- Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, është arrestuar nga Policia e Serbisë.
Sipas Velës, Ismaili u arrestua për shkak se lejoi një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës.
“Represion i egër nga regjimi i Vuçiçit. Z. Ismaili duhet të lirohet menjëherë nga paraburgimi”, shkroi Vela.