Uniformat blu kanë vijuar kontrollet edhe në Dhërmi për monitorimin e lokaleve që lejojnë aktivitetet me muzikë në kundërshtim me masat anti-Covid .
Gjatë kontrolleve pronari i një lokali në Drimadhë, K.U, është gjobitur me 1,000,000 lekë pasi ka shkelur orën policore.
Sakaq drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
Himarë/Informacion
U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëskohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në Dhërmi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, subjektin me pronar shtetasin K. U., në Drimadhes, pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit./abcnews.al/