Kampionati gjerman i futbollit, Bundesliga nisi mbrëmjen e shkuar javën e 22-të, me përballjen e parë që ishte sfida Mainz-Borussia Monchengladbach, e cila përfundoi me fitoren e thellë 4 me 0, për vendasit.
Ndërkaq ditën e sotme do të zhvillohen dhe 6 sfida të tjera, ku më të spikaturat janë sfidat Leipzig-Eintracht Frankfurt dhe Hoffenheim-Borussia Dortmund, me “verdhezinjtë” e Dormuntd, që do të kërkojnë të përfitojnë nga përballja e nesërmes me Bayern Munich dhe Union Berlin, pasditen e nesërme.
Ndër të tjera, skuadra e Koln do të presë në “shtëpi” miqtë e Wolfsburg. Në Berlin, vendasit e Hertha do të presin rivalët e Augsburg, në kërkim të 3 pikëve të vlefshme për mbijetesën në elitën e futbollit gjerman. Ndërsa 2 sfidat e fundit do të jenë përballjet e Werder Bremen-Bochum dhe Schalke 04-Stuttgart. /i.m /abcnews.al