Roma huazoi Patrick Schick te Leipzig verën e kaluar dhe sulmuesi çek është rikthyer në formën e tij më të mirë te skuadra gjermane. 24-vjeçari ka shënuar 7 gola në 19 ndeshje të zhvilluara dhe ka dhuruar tre asiste për shokët e tij.
Schick e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të qëndruar në Bundesligë dhe Kicker raporton se Leipzig është gati të paguajë shumën e 28 milion eurove për ta blerë përfundimisht. Roma do t’i investojë në merkato këto para dhe ëndërron Diego Costën.
Mundo Deportivo raporton se e ardhmja e sulmuesit të Atletico Madrid do të jetë Serie A, aty ku e duan verdhekuqtë dhe Napoli. Dy klubet italiane po rivalizojnë fort për shërbimet e 31-vjeçarit, të cilit i përfundon kontrata me “Colchoneros” në vitin 2021. /abcnews.al