Leipzig fiton Kupën e Gjermanisë, Nkunku shënon golin e fundit me fanellën e “demave”

schedule08:23 - 4 Qershor, 2023

schedule 08:23 - 4 Qershor, 2023

Leizpig për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Ata mposhën me rezultatin 2-0 në finalen e kompeticionit të zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Berlinit Eintrachtin e Frankfurtit.

Një ndeshje e ekuilibruar deri në minutën e 71-të, kur Nkunku, i shërbyer nga Dani Olmo lëvizi bukur në zonë dhe goditi drejt portës, me topin, që pasi u devijua nga mbrojtja e Eintrachtit, përfundoi në rrjetë. I pafat portieri Trapp, që u kap në kundërkohë.

Futbollistët e Eintrachtit ishin të pafuqishëm për të ndryshuar rrjedhën e finales, madje në minutën e 85-të Szoboszlai realizoi golin e sigurisë, pas një veprimi të zgjuar të Nkunku.

Një mbyllje e sezonit në mënyrën e duhur nga “Demat”, të cilët fituan të drejtën për të luajtur në Champions falë vendit të tretë në Bundesligë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!