Skuadra e Leicester City ka pësuar një rritje të frikshme vitet e fundit dhe “Dhelprat”, janë një ndër ekipet më të mira dhe më të konsoliduara në Premier League.
Të besuarit e Brendan Rodgers kanë bërë një sezon të mirë dhe në edicionin që lamë pas, por nuk arritën të kualifikoheshin në Champions League.
Gjithsesi, optimizmi mbetet ende i lartë për sezonin e ardhshëm dhe ka nisur puna për përforcimin e skuadrës. Firma më e rëndësishme, është zyrtarizuar së fundmi. Fantazisti James Maddison ka rinovuar edhe për katër vitet e ardhshme me Leicester, duke refuzuar ofertat e Manchester United dhe disa klubeve të tjera./abcnews.al
BREAKING: James Maddison has penned a new four-year deal with Leicester City ✍️
— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 24, 2020