Chelsea dhe Manchester City po tentojnë të afrojnë një mbrojtës për krahun e majtë dhe mësohet edhe objektivi i tyre. “The Sun” raporton se dy klubet angleze i kanë hedhur sytë nga një lojtar i Leicester. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Ben ChilWell.
“Dhelprat” e kanë kuptuar që në verë do ta humbasin atë si lojtar dhe që tani kanë nisur të shohin për një zëvendësues. Chilwell po bën një kampionat të mirë dhe deri në verë për të me shumë mundësi do të ketë edhe oferta të tjera.
Chilwell ka qenë pjesë e Leicester edhe në vitin 2016, kur fituan titullin kampion. Atë sezon vetëm u grumbullua në disa ndeshje, kurse në dy kampionatet e fundit është aktivizuar rregullisht. Kjo ka bërë që të tregojë vlerat e tij dhe mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme. Mbrojtësi është edhe pjesë e kombëtares së Anglisë. /abcnews.al