Moderatorja Lei Kraja është shpërngulur prej vitesh në Shqipëri, për të vazhduar karrierën.
Ajo ka jetuar për shumë vite në SHBA me familjen e saj, por tashmë që ndodhet këtu duket se i mungon.
Pak orë më parë, Lei ka uruar për ditëlindje motrën e saj me një foto të publikuar në rrjete sociale. Lei ka përzgjedhur disa fjalë të ëmbla duke zbuluar se ngjason shumë me të.
“Gëzuar ditëlindjen Miriami im. Të dua kaq shumë. Të uroj gjithë lumturinë e botës”, ka shkruar moderatorja krahas fotos./abcnews.al