Lehtësohet procedura për të kryer skanerin

schedule15:59 - 21 Maj, 2019

schedule 15:59 - 21 Maj, 2019

Lehtësohen procedurat për të kryer skanerin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e bëri të ditur pasi u njoh me investimin e kryer në Poliklinikën e Specialiteteve numër 2 në Tiranë.

Nëse keni probleme shëndetësore, të cilat kërkojnë ekzaminim përmes skanerit, këtë procedurë do ta keni më të lehtë për ta kryer. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpjegon çfarë ka ndryshuar.

“Këto shërbime që nuk ofroheshin më parë sa i përket imazherisë dhe laboratorit tashmë ofrohen në këto qendra dhe sigurisht doktorët dhe pacientët dhe qytetarët nuk referohen më në QSUT. Edhe ekzaminimet tashmë ofrohen nëpërmjet sistemit elektronik dhe data përcaktohen në një kohë shumë të shpejtë dhe shumë më kollaj për qytetarët që nuk duhet të shkojnë më në QSUT për skanerin”, tha ajo.

Ministrja Manastirliu ishte në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 2 në Tiranë, e cila është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë.

“Kabinetet e reja që i janë shtuar kësaj poliklinike, endoskopia, ezheja, eudiometri, përmirësimet që kanë ndodhur për aparaturat në kardiologji në dy holterat e ritmit të presionit, po ashtu dhe në EKG-në e re, tashmë kanë përmbyllur ciklin e imazherisë bazë që duhet të plotësojnë kabinetet e një poliklinike bazë, siç është kjo poliklinikë specialitetesh”, tha Manastirliu.  

Investimi këtu është financuar me kredinë italiane, e cila do të shërbejë për fuqizimin e pesë poliklinikave./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!