Lehtësimi i masave, si është të shkosh tek parukierja në kohë pandemie

schedule15:11 - 4 Maj, 2020

schedule 15:11 - 4 Maj, 2020

Parukeritë në Gjermani janë hapur për herë të parë që pas vendosjes së masave shtrenguese për menaxhimin e krizës së koronavirusit.

Për një prerje flokësh apo trajtime të tjera, tashmë duhet të kesh një takim të rezervuar më parë, dhe në Berlin, duhet gjithashtu që të plotësosh një formular me pyetje. Një parukier nga Berlini u shpreh për CNN se ishte i rezervuar për të paktën tre javët në vazhdim. Sallonet që ai ka kanë qenë të mbyllura për të paktën 6 javë.

Walz u shpreh: Isha tek dyqani këtë mëngjes, të gjithë po mbanin maska, klientët, stafi, më duket pak si humoristike.

Për të zbatuar distancimin fizik, Walz tha se karriget janë të zëna një po një jo, dhe ai ka mundësi që ta realizojë këtë duke qenë se ka sallone të mëdha.

Ai vazhdon më tej:

“Shumica prej klientëve ka 2 cm flokë të rritura që nga rrënjët. Disa prej tyre janë munduar që t’i presin vetë flokët, apo edhe të mbulojnë ngjyrën, por zakonisht kjo ka shkuar keq, edhe pse unë u kam dhënë këshilla që nga telefoni.”

Sa i përket dëmeve financiare, Walz tregon që nuk ka pushuar asnjë nga punonjësit e tij, por situata nuk është edhe aq e mirë, “pasi ata nuk kanë marrë bakshishe të cilat janë shumë të rëndësishme për ne pasi kemi një klientelë të mirë.”

“Rrogat na u desh t’ua shkurtonim pak, por ne kemi një ekip të mirë”, thotë me tej stilisti i flokëve.

Nëse thyejnë rregullat e sigurisë, ata mund të gjobiten nga 500 deri në 547 euro. /abcnews.al/