Lehtësimi i kufizimeve “lulëzon” biznesin e kanabisit mjekësor në Kolumbi, të ardhurat në rritje

schedule18:43 - 24 Tetor, 2021

schedule 18:43 - 24 Tetor, 2021

Kur Beatriz Porras po studionte agrononomi në një universitetin e Tunjas në Kolumbi, mendonte se karriera do e çonte maksimumi deri te rritja e kafesë si prindërit e saj, ose kujdesi për lulet, produktet tradicinale bujqësore për tregun në vend.

Në atë kohë rritja e marijuanës ishte e paligjshme dhe forcat e sigurisë ndiqnin këmba-këmbës plantacionet duke organizuar fushata për goditjen e trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike.

5 vite më vonë, Porras është një inxhinier 29-vjeçar dhe punon si mbikëqyrës në Clever Leaves, një nga kompanitë më të mëdha në industrinë e përpunimit të marijuanës mjekësore në Kolumbi, e para e këtij lloji në Amerikën e Jugut që ka marrë certifikatën e Bashkimit Europian për tregtimin e produkteve farmaceutike.

Edhe pse kultivimi i marijuanës ka qenë i ligjshëm që nga fundi i vitit 2016, në këto 5 vite kompanitë kolumbiane eksportonin vetëm përbërës farmaceutikë dhe për këtë arsye fitimi i tyre nuk ishte shumë i madh.

Në korrik të këtij viti, Ivan Duque liroi masat ndaluese për lejimin e eksportit të luleve të thata të kanabisit, që është më shumë se 50% e kërkesës në tregjet e vendeve të mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas ndryshimit të këtyre politikave, kompanitë kolumbiane tani mund të konkurrojnë tregjet farmaceutike në Europë dhe Amerikën e Veriut. Kjo favorizohet edhe nga kushtet e favorshme klimatike, pasi 12 orët e diellit i lënë vendin 12 orëve të natës praktikisht çdo ditë të vitit me ndryshime minimale në çdo sezon. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!