“Legjionarët” në ndjekje të triumfit historik, ja statistika e veçantë që i jep “shpresë” Kombëtares

schedule21:56 - 23 Qershor, 2024

schedule 21:56 - 23 Qershor, 2024

Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit do të sfidojnë “Iberikët” e Spanjës, në sfidën e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në fazën me eleminim direkt të këtij kompeticioni.

Pavarësisht entuziasmit të kriuar nga gjithë tifozët dhe mbështetësit e Kombëtares, duhet thënë se mundësitë e Kombëtares për të fituar janë të pakta, megjithatë, me “Furinë e Kuq”, tashmë të “blinduar” në vendin e parë të Grupit B, pritet që De la Fuente t’i jap një shans zëvendësuesve, për të përjetuar emocionet e një sfide në Euro 2024, megjithatë edhe stoli i “Iberikëve” është i mbushur me lojtarë të nivelit të lartë.

Mirëpo, një detaj tejet interesant na jep shpresë në prag të kësaj sfide, kjo lidhet me humbjet e spanjollrëve, që prej Botërorit të Katarit, në vitin 2022, me skuadrën e Luis de la Fuente, që është mundur vetëm 2 herë përgjatë që nga ajo kohë, me Skocinë, 2 me 0, më 23 mars 2023 dhe 1 me 0, nga Kolumbia, më 22 mars 2024.

E veçanta e këtyre dy ndeshjeve është se trajneri De la Fuente ka luajtur me formacionin e dytë, ashtu siç do bëjë ditën e hënë ndaj Shqipërisë. Dëshira është shumë e madhe që edhe në këtë ndeshje ata të zhgënjejnë sërish dhe Shqipëria të triumfojë, duke shënuar emrin e saj me germa të arta në historinë e futbollit europian. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!