Legjendat e United lëshojnë “bombën” në emisionin e tyre: Skuadrat italiane përdorin doping

schedule12:36 - 9 Shkurt, 2024

schedule 12:36 - 9 Shkurt, 2024

Gary Neville dhe Roi Keane kanë qenë dy nga “yjet” e mesfushës së Manchester United, në kohën kur “Djajtë e Kuq” dominonin në Angli dhe Europë nën udhëheqje e strategut, Sir Alex Ferguson, mirëpo kur kanë kaluar thuajse dy dekada, dy lojtarët e famshëm kanë bërë akuza të forta, për të mos thënë shokuese, duke kujtuar përballjet e tyre me skuadrat italiane në Kupat e Europës.

Pa përmendur emra, të dy kanë hedhur dyshime se në atë kohë, këta rivalë mund të kenë përdorur substanca dopuese, teksa fillimisht ishte ish-anësori i krahut të djathtë të mbrojtjes, Gary Neville, i cili u shpreh se ka patur jo pak përballje ndaj skuadrave italiane, të cilët për të nuk kanë qenë “të pastra”.

“Mendoj se ka patur disa skuadra ndaj të cilave kemi luajtur, që nuk kanë qenë të pastra. E kemi diskutuar edhe atëherë. Nuk mund të them emra. Por shim në formë atëherë, por kur dola nga fusha pas një ndeshjeje kundër një skuadre italiane, isha I shkatërruar dhe mendoja se diçka nuk shkonte”,- u shpreh legjenda anlgeze.

Më tej, “stafetën” gjatë emisionit e mori ish-“shkatërruesi” i mesfushës, Roy Keane, me 52-vjeçarin irlandez, i cili pavarësisht lojës së egër dhe ndërhyrjeve makabër, që vetë ai bënte sërish u shpreh se kishte disa skuadra të veçanta, nga përballjet me të cilat ish-“ylli” i United dilte nga fusha “i shkatërruar”.

“Kur përballesha me disa skuadra, dilja I shkatërruar. Por kundër disa skuadrave italiane, kur shihja fytyrat e lojtarëve të tyre pas sfidave, dukeshin sikur nuk kishin luajtur”, – u shpreh ish-mesfushori i “Djajve”.

Dy ish futbollistët i bënë këto deklarata në emisionin e tyre në platformën digjitale, “Youtube”, “The Overlap”, ndërsa të pranishëm ishin edhe dy emra të tjerë të mëdhenj të futbollit anglez si Jamie Carragher dhe Ian Wright, të cilët po ashtu, siç edhe mund të merret me mend, fjalët e tyre kanë patur jehonë edhe në mediat angleze dhe ato italiane, teksa në kohën për të cilën i referohen Neville dhe Keane, Manchester United është përballur në Kupat e Europës me skuadrat e Juventus, Inter, Milan e Lazio. /i.m /abcnews.al