Gianluigi Buffon feston 42-vjetorin e lindjes në janar, por italiani nuk ka ndërmend të ndalet. Përkundrazi, legjenda e portës së Juventusit mund të vazhdojë edhe për dy vite të tjera…
Silvano Martino ka dhënë një deklaratë të bujshme për Sportitalia. Agjenti i tij beson se Buffon do të ketë minutat e tij gjatë këtij sezoni, ndërsa e ardhmja mund ta gjejë në pankinën e ndonjë ekipi.
‘Rikthimi te Juventusi ishte zgjedhja e duhur, sepse është akoma i fortë. Mendoj se do të ketë hapësirat e tij gjatë këtij sezoni, shpresoj të bëjë mirë. Gigi mund të luajë dhe për disa vite. Mund të jetë sërish në aktivitet edhe në moshën 44-vjeçare. E kam këshilluar të nisë karrierën e trajnerit pasi të tërhiqet. I pëlqen shumë si ide”, thekson Silvano Martina. /abcnews.al