Oscar Tabarez është një emër i madh i trajningut. 72-vjeçari i emocioni të gjithë tifozët në Botërorin Rusi 2018. Pavarësisht sëmundjes që nuk e lejonte të ecte normalisht (vuan nga sindroma Guillain-Brown), mjeshtri uruguaian nuk hoqi dorë dhe arriti të dërgonte kombëtaren e tij në çerekfinale. Uruguaji luan sot (19:00) kundër Hungarisë miqësoren e radhës dhe kjo do të jetë një ndeshje historike për mjeshtrin e pankinës.
Përveçse trajneri më jetëgjatë në krye të një kombëtareje, Tabarez do të regjistrojë ndeshjen numër 201 në krye të dy herë kampionëve të botës, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje në stolin e një kombëtareje. Tabarez është bërë pjesë e librit Guiness, vlerësimin që e ka marrë pak orë përpara ndeshjes së sotme, teksa do të ketë mundësi për të thelluar edhe më shumë rekordin e tij. /abcnews.al