“Legjenda” justifikon “legjendën”, Oliver Kahn: Neuer nuk mund të luaj 50 ndeshje në sezon

schedule19:56 - 7 Qershor, 2024

schedule 19:56 - 7 Qershor, 2024

Mund të konsiderohet si më i miri i brezit të tij dhe padyshim është mes tre më të mirëve të historisë. Manuel Neuer, pavarësisht është afro të 40-ve (38 vjeç) është titullar i pazëvendësueshëm, si te “Baverezët” e Bayern Munich, ashtu edhe te “Pancerat” gjermanë të Kombëtares, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje ndaj Greqisë do të zhvillojë ndeshjen e 35-të të këtij sezoni.

Mirëpo, nëse për Neuer nuk janë problem, komplet i kundërt duket mendimi i një tjetër “legjende” të portës së Bayern e Kombëtares gjermane. Oliver Kahn ka analizuar së fundmi situatën e portierëve të Gjermania ku pavarësisht se lavdëroi karrierën e  38-vjeçarit të portës sërish pati jo pak kritika për “gardianin” e “Die Manschaft”.

“Manuel Neuer ka lënë “gjurmë të mëdha” në historinë e futbollit modern. Këtë nuk mund ta mohojë askush. Ai së fundmi është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë. Atij iu desh kohë relativisht e gjatë për të zbritur sërish në fushë. Nuk është e lehtë, por me punë Neuer e fitoi me meritë pozitën e titullarit në kombëtare.

Mbi rastin e gafës kundër Real Madrid, e justifikojëse ai nuk ka bërë pushim pas rikuperimit. Gjatë kohës kur unë luaja te Bayern, Mikael Rensing më zëvendësonte në ndeshje të caktuara, teksa rigjeneroja energjitë. Në Mynih nuk ka ndodhur kështu. Mosha është një komponent shumë i rëndësishëm. Ai nuk është në gjendje të jetë në fushë për 50-60 ndeshje në vit”,- u shpreh “legjenda” gjermane. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!