Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Legjenda” italiane gati të provojë veten në Serie A, Galliani pranë ribashkimit me “shtatlartin” e mbrojtjes

schedule08:56 - 11 Qershor, 2024

schedule 08:56 - 11 Qershor, 2024

Pas një ecurie të gjatë që filloi në vitin 2016 në NASL me Miami FC dhe vazhdoi në Serie B me Perugia, Frosinone dhe Reggiana, duket se ka ardhur koha që ish-mbrojtësi i Lazio, Milan (kohë kur në krye të klubit ishin Berlusconi e Galliani) dhe Kombëtares italiane, Alessandro Nesta të bëjë “hapin e madh”, drejt elitës së futbollit italian, duke marrë në duar “frerët” e skuadrës së Monza.

Vetë, Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Adriano Galliani e pranoi këtë gjatë prezantimit të eventit “Vino del Condor”, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për një shoqatë të dedikuar për trajtimin e Alzheimerit, teksa gjatë fjalës së tij shpjegoi faktin se trajneri është ende i lidhur në kontratë me skuadrën e Reggiana, por gjithçka pritet të zgjidhet shumë shpejt.

“Reggiana është një klub miqësor dhe shpresoj se gjithçka do të zgjidhet. Fakti që ishte një lojtar i madh mund të ndihmojë, Nesta ka bërë një rrugëtim, është rritur dhe vjen nga një kampionat shumë i mirë”,- u shpreh “numri 1” i skuadrës së Monza.  /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!