Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Legjenda franceze i bindur për “Topin e Artë”: Mbylleni votimin, Bezema e fitoi, mirupafshim!

schedule10:25 - 29 Maj, 2022

schedule 10:25 - 29 Maj, 2022

Real Madrid vazhdon të konfirmohet si skuadra më e mirë europiane, pasi mbrëmë fitoi edhe trofeun e 14-të të Champions League, si asnjë skuadër më parë.

Një nga futbollistët që ka kuntribuar për madrilenët është padyshim edhe Karim Benzema, teksa të gjithë tashmë ndajnë një mendim për “Topin e Artë”, duke konsideruar francezin si lojtari që e meriton në këtë sezon.

Ish-legjenda e skuadrës franceze, Thierry Henry është i bindur se tashmë “Topi i Artë” ka një pronar dhe bën thirrje të mbyllen votimet, pasi Benzema e fitoi atë.

“Unë thjesht doja t’i thosha diçka “France Football” ose kujtdo që voton… Mbylleni votimin, Benzema e fitoi. Mirupafshim!”

Topi i Artë, i organizuar nga “France Football”, është një çmim që është dominohet nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për më shumë se një dekadë.

Luka Modric është i vetmi lojtar përveç Messit dhe Ronaldos që e ka fituar “Topin e Artë që nga viti 2007.

Edhe pse Benzema nuk shënoi në finale përballë Liverpoolit, ka qenë pa dyshim “ylli” i skuadrës gjatë gjithë sezonit, duke shënuar 15 gola (ka dhënë edhe dy asistime) në 12 paraqitje në Champions League. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!