Legjenda e United u bë pronar i klubit portugez

schedule20:54 - 4 Qershor, 2023

schedule 20:54 - 4 Qershor, 2023

Së fundmi u bë e ditur se legjenda e United, Patrice Evra, përmes fondit amerikan të investimeve My Football Club, bleu 90% të aksioneve në klubin portugez të kategorisë së dytë Estrela Amadora.

Estrela Amadora përfundoi e treta në ligën e dytë portugeze dhe u kualifikua në play-off me Maritimo, e cila ishte e gjashtëmbëdhjetë në Ligën e parë portugeze.

Të shtunën, më 3 qershor, në play-off e parë, Estrela mposhti kundërshtarin në shtëpi me rezultatin 2:1. Patrice Evra e ndoqi ndeshjen nga tribuna dhe ishte dukshëm i kënaqur me atë që pa. Kjo ndeshje u ndoq nga më shumë se dhjetë mijë shikues.

Estrela u formua në vitin 1932, por në vitin 2011 klubi u shpall i falimentuar dhe u shpërbë. Në vitin 2020, ekipi u rikrijua dhe filloi rrugëtimin e tij nga divizioni i tretë portugez. Në periudha të ndryshme, ekipi drejtohej nga trajnerë të tillë të njohur si Fernando Santos dhe Jorge Jesus. Arritja më e lartë është Kupa e Portugalisë e sezonit 1989/1990. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!