“Solskjaer duhet të flasë me Ronaldon dhe të sqarojë disa nga sjelljet e tij,” ka thënë Gary Neville.
Ish-lojtari i Manchester United komentoi sjelljen e CR7, i cili në fund të ndeshjes me Everton ishte protagonist e një skene që po shkakton diskutime.
Portugezi teksa po shkonte drejt dhomave të zhveshjes u filmua duke murmuritur. “Ai po fliste me veten,” vazhdoi Neville për Sky Sports.
“Ju mund ta shihni se si ishte i zemëruar, por me kë? Kur Ronaldo nuk fiton dhe nuk shënon, ai zemërohet, por disa gjëra duhen bërë dhe sqaruar në dhomat e zhveshjes. Jo para kamerave,” përfundon legjenda e United.
Neville shpreson se trajneri norvegjez dhe Ronaldo do të sqarohen shpejt. /abcnews.al

