Legjenda e Manchester United, Edwin Van Der Sar, ka folur për situatën aktuale të “Djajve të Kuq”, duke i kritikuar jo pak drejtuesit e ish-klubit të tij. Sipas holandezit, e gjithë kjo situatë kaotike është krijuar nga merkato shumë e dobët.
“Manchester United ka bërë merkaton më pak aktive në Premier League. 6-7 vitet e fundit, kanë transferuar lojtar të njohur dhe kanë investuar para. Këtë herë, investuan në lojtarë të rinj e pa eksperiencë. Maguire ishte domosdoshmëri, ndërsa James dhe Wan-Bissaka nuk kanë as 100 ndeshje mes tyre.
Ky është gabimi që kanë bërë, pasi në këtë moment, United ka nevojë për lider dhe lojtarë që bëjnë diferencën. Mendoj se është një projekt mbi 500 milionë euro, pasi kanë nevojë për 7-8 lojtarë të rinj”, përfundo van Der Sar./abcnews.al