Legjenda e Turqisë me COVID-19, partnerja e konfirmon: Jemi të shokuar!

schedule08:57 - 29 Mars, 2020

schedule 08:57 - 29 Mars, 2020

Një emër i madh i futbollit turk është prekur nga COVID-19. Recber Rustu, rekordmen me 120 ndeshje me kombëtaren turke, ka dalë pozitiv dhe tashmë gjendet në spital, në një gjendje jo të mirë. Gjithçka bëhet me dije nga bashkëshortja e tij, Isil.

“Do kisha dashur t’ju jepja një lajm më mirë ndërkohë që jam transparente: Burri im është shtruar në spital me diagnozën e Coronavirusit. Gjithçka ishte normale, deri kur papritur pati simptoma që u zhvilluan shumë shpejt dhe ne jemi akoma në gjendje shoku. Këto kohë janë kritike dhe të vështira.

Kërkesa ime për njerëzit është që të jetë të ndërgjegjshëm dhe të tregojnë respekt. Testet për mua, djalin dhe vajzën dolën negative. Ai është në spital dhe nuk na lejohet ta takojmë. Kjo është pjesa më e vështirë, duke mos qenë në gjendje të jem me të.

Zoti është i madh dhe ai i është besuar doktorëve turq. Këto ditë do të kalojnë. Ju lutem mos i kurseni lutjet tuaja”, shkruan ajo në postimin e bërë në llogarinë e saj në “Instagram”. Rustu ka luajtur në Turqi për skuadra si Fenerbahce dhe Besiktas, ndërkohë që për një periudhë të shkurtër veshi edhe fanellën e Barcëlomës në Spanjë. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

İyi geceler; Sizlerle gerçeği en şeffaf şekilde paylaşırken daha güzel haberler vermek isterdim fakat üzülerek eşim Rüstü’yü COVİD-19 teşhisiyle hastaneye yatırmış bulunuyoruz.Herşey normal ilerlerken birden bire gelişen hızlı semptomlarla biz de olayın şokundayız.Kritik süreçler ve çok zor ,Allah benim değerli eşimle beraber tüm hastalara acil şifa kolaylık versin . Tek ricam şu süreçte insanların biraz daha vicdanlı ve saygılı olabilmeleri.Ailecek yaptırdığımız testlerde benim, kızımın ve oğlumun negatif sadece eşimin pozitif çıkmıştır. Bu sebeple bizler evde kendisi hastanede ve görüş izni yok.Aslında en zor olanı da bu yanında olamamak.Ama Allah büyük önce ona sonra Türk hekimlerine emanet, inşallah bu da geçecek..Telefonlarım kilitlendi dönüş yapamıyorum üzgünüm tüm sevenlere dostlara sizlere yürekten sevgiler.Dualarınızı eksik etmeyin lütfen bu çok önemli….#sengüçlüsünRR

A post shared by Isil Recber (@isilrecber) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!