Gigi Riva, legjenda e Italisë, është i qartë në deklaratën e tij për mesfushorin Jorginho që u bë protagonist me penalltinë e humbur në fund në duelin kundër Zvicrës.
Riva ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” dhe thekson se yllit të Chelsea nuk duhet t’i lihet penallti në duelin e sotëm kundër Irlandës së Veriut.
“Nëse do të ketë një penallti këtë mbrëmje, nuk do ta lejoja Jorginhon ta godiste atë. Disa gabime mund të ndikojnë te ju psikologjikisht.
Ai do rikthehet t’i gjuajë ato mirë, sikurse e ka bërë edhe më parë, por më parë duhet të realizojë ato që nuk janë vendimtare”, ka thënë Riva mes të tjerash. / abcnews.al