Legjenda e Dinamos, Faruk Sejdini: Tirana favorite për të fituar Superligën

schedule11:25 - 21 Prill, 2023

schedule 11:25 - 21 Prill, 2023

Legjenda e Dinamos, Faruk Sejdini, ka shprehur opinionin e tij duke theksuar se Tirana është favorite për të fituar titullin e Superligës.

Në një intervistë për Abc News, Sejdini shpreh mendimin e tij duke parë situatën aktuale, se më shumë mundësi për të triumfuar në fund të sezonit ka ekipi bardheblu, por nuk e gjykon si të përfunduar, gjithsesi mendon se gjërat kanë hyrë në rrjedhën e tyre.

Gara për titull po anon nga Tirana, të paktën ky është opinioni i ish-trajnerit të shquar të Dinamos, Faruk Sejdini.

Për mikrofonin e Abc News, tekniku veteran e i rikthyer te Dinamo si këshilltar, bën një analizë për konkurrencën që ka ky trofe.

Sejdini është kthyer te Dinamo, tashmë në një detyrë tjetër, si këshilltar i presidentit Bardhi, ndërsa ekipi duket në rrugë të mbarë në Kategorinë e Parë.

“Ky është rikthimi im me Dinamon tamam te shpia ime por një gjë është, që kur kam ik nga Dinamo ishte një Dinamo e shkatërrume, pa ambjente që gati gati po merrte fund. U ktheva këtu dhe gjeta një Dinamo me të vërtetë për t’u admiruar nga ana organizative se nga ana sportive kuptohet ka vend për t’u korrigju. Mendoj me të mirat me të këqiat kemi arrit deri këtu dhe do shkojmë në Superiore.”

“Me c’po shoh premisat më të mëdhaja i ka Tirana, jo vetëm se është 5 pikë para, por më duket se është kriju një ekip që ka shumë besim te vetja një ekip pragmatist që hap pas hapi po bën më të mirën e mundshme. Duket se Tiranën e ndihmon edhe deklarata e trajnerit të Partizanit që thotë, sikur ka heq dorë nga titulli”

“ Aty pati shumë polemika, por një gjë është VAR in edhe e kemi edhe s’e kemi. VAR tek e fundit është për të vënë pikat mb i, derisa VAR sheh edhe me cm, nuk ka arsye mos shohë traun. Nëse bëhet fjalë për situata evazive. Gjërat duhet të ishin parë më mirë”, përfundoi Sejdini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!