Karl-Heinz Rummenigge ka lavdëruar mbrojtësin David Alaba, i cili ende nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratën e re. CEO e Bayern Munich madje e konsideron si “Beckenbaueri me ngjyrë”, për shkak të cilësive të tij.
“Për mua është Beckenbauer me ngjyrë. Është i pari lojtar, pas Franz, i cili e mban i vetëm mbrojtjen, kontrollin lojën dhe ka një personalitet të madh. Ai e di se çfarë ka te Bayern dhe ne e dimë se çfarë kemi me të në skuadër”, është shprehur Rummenigge për “Sky Sports”.
Alaba ka edhe një vit kontratë me Bayern Munich, por bisedimet nuk kanë shkuar mirë deri më tani. Madje ka pasur edhe një debat, për shkak të kërkesave të larta financiare që ka paraqitur menaxheri i mbrojtësit austriak. /abcnews.al