Legalizuan një pallat në kundërshtim me ligjin, pezullohet nga detyra kreu i Kadastrës në Lezhë

schedule09:19 - 21 Shkurt, 2024

schedule 09:19 - 21 Shkurt, 2024

Legalizuan një pallat në kundërshtim me ligjin, pas 11 punonjësve është pezulluar nga detyra dhe Drejtori i Agjencisë se Kadastrës Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku.

Sipas informacioneve ata janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuadër të këtij hetimi prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.

Sipas prokurorisë dy zyrtaret e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë vendimi i pezullimit është ankimua në gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin ne shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!