Legalizimi i kanabisit për të rriturit në Gjermani, duhanpirësit mirëpresin ligjin e ri në tingujt e muzikës

schedule12:15 - 1 Prill, 2024

schedule 12:15 - 1 Prill, 2024

Duhanpirësit janë u mblodhën në Portën e Brandensburgut të Berlinit për të mirëpritur ligjin e ri për legalizimin e kanabisit.

Nën ritmet e muzikës raggae, turma priti mesnatën që të ndiznin nga një cigare me hashash,

Pirja e marijuanës ose hashashit do të lejohet nga 1 prilli. Çdo person i moshës 18 vjeç e lart mund të mbajë deri në 50 gramë në shtëpi.

Ndalohet në këndet e lojërave, shkollat, objektet sportive, përfshirë stadiumet e futbollit, ambientet e fëmijëve dhe të rinjve dhe brenda 100 metrave nga hyrja.

Aktivistët në shumë vende në Gjermani do të festojnë legalizimin si dhe do të marrin pjesë në diskutime dhe të mbajnë demonstrata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!