Lefter Maliqi: Shpërndarja e Parlamentit, domosdoshmëri për mbrojtjen e Kushtetutës

schedule19:46 - 18 Shkurt, 2020

schedule 19:46 - 18 Shkurt, 2020

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi mbron idenë për shpërndarjen e Parlamentit, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri jetike për fatet dhe mbrojtjen e Kushtetutës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti shkruan se do e vlerësonte maksimalisht aktin sublim ne sherbim te interesave te Shqiperise, te demokracise, shperndarjen e ketij parlamenti laraman, pa dinjitet dhe keqdashes ndaj interesave te shqiptareve e Shqiperise.

Ndër të tjera Maliqi thekson se zgjedhje po afrojnë, ndërsa shton se nuk do të jetë një betejë për forcat politike, por për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë në Shqipëri.

Postimi i Plotë:

Me sa duket ora finale po afron, verdikti si gjithmone qe nga lashtesia deri tani do i takoj sovranit. Sovrani eshte ai qe ka vendosur dhe ai qe do vendos tani. Do vlersoja maksimalisht aktin sublim ne sherbim te interesave te Shqiperise, te demokracise, shperndarjen e ketij parlamenti laraman, pa dinjitet dhe keqdashes ndaj interesave te shqiptareve e Shqiperise.

Nuk ka ndodhur dhe kam bindjen qe nuk do te ndodh as ne te ardhmen qe kuvendi i sovranit aty ku thirren burrat e mencur per ta cuar perpara Shqiperine tone te veproj me bindje ne sherbim te interesave oligarkike te nje grushti njerzish, prandaj shperndarja e parlamentit eshte e vetmja rruge per ta kthyer Shqiperine ne shinat e demoktacise, ne zgjedhje te lira e pluraliste nga Sovrani.

Gjithsesi si antar i ketij parlamenti jam munduar me sa kam pasur mundesi qe te denoncoj hapur cdo afere, uzurpim, mosqeverisje te grupeve te caktuara qe kane pushtuar qeverisjen e Shqiperise. Vlersimin per kete e jepni ju te respektuar elektorat, popull, motra e vellezer qe si asnjehere tjeter jemi te rraskapitur e drobitur, te rrenuar e keqtrajtuar. Mos e humbni shpresen, ajo po vjen shpejt.

Dita e bardhe e zgjedhjeve po afrohet nxitimthi, prandaj me mencurine, zgjuarsine, ndershmerine tuaj, mos u mashtroni, mos u joshni nga aktrimet e Rilindjes por te jeni rreth bashkuar me opoziten shqiptare per te larguar kete te keqe te madhe. Sot si asnjeher tjeter nuk eshte betej per forcat politike por betej per mbrojtje e Kushtetutes dhe per Shqiperin Demokratike.Gjithmone me ju dhe zeri juaj Lefter Maliqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!