Lefter Maliqi në interpelancë me ministren Gjonaj

schedule13:15 - 16 Maj, 2019

schedule 13:15 - 16 Maj, 2019

Deputeti i grupimit demokratik në Kuvendin e Shqipërisë, Lefter Maliqi, zhvilloi një interpelancë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për gjendjen e sistemit të burgjeve në vend. Maliqi, i drejtoi ministres disa pyetje lidhur me mënyrën e rekrutimit të stafit drejtues, por edhe shpërblimit të tyre.

Mënyrën e përzgjedhjes së stafit në sistemin e burgjeve, Lefter Maliqi ja kërkoi ministres së drejtësisë Gjonaj, duke i referuar si shembull kundër, drejtorin e përgjithshëm aktual.

 Maliqi: “Ju për të marrë një polic kaloni disa testime dhe kërkoni edhe vlerësime personaliteti dhe i lironi më pas me vërtetime personaliteti. Pyetja ime është: Këta drejtues që janë me firmën tuaj, ju i kaloni në sitë?”

Gjonaj: “Në vitin 2018 ndryshoi tërësish situata e stafit policor dhe atij civil. Procedura e rekrutimit të policisë së burgjeve tashmë është përfshirë edhe në paketën financiare. Nuk do të ngelet thjesht në vullnetin e një ministri për të zbatuar një marrëveshje me Ministrinë e Brendshëm apo me Akademinë e Sigurisë, por do jetë e sanksionuar në ligj, ligj i cili do të vijë shumë shpejt për diskutim dhe miratim ne Kuvend”. 

Maliqi: “Çfarë shkolle ka mbaruar pasi më rezulton se deri në 2001 ka qenë polic? A e keni parë të kaluarën e tij, është liruar për bashkëpunim në përgjim”.

Gjonaj: “Ashtu si drejtorët e çdo burgu ka kaluar në sitë dhe më pas në intervistë. Në këtë mënyrë edhe drejtorët e përgjithshëm janë verifikuar, për sa i përket integriteti, profesionalizmit”.

Maliqi: “Edhe Ruçi de i edhe Balla e di edhe Gjiknuri e di edhe Qefaliaj e di dhe Stërkaj e di dhe të tërë e dinë dhe ngrenë duar dhe më thonë ke shumë të drejtë. I kam takuar të gjithë dhe më thonë e kemi vënë ne dhe nuk e dimë se si u vu aty”.

Ministrja njoftoi mbylljen e dy burgjeve për shkak të amortizimit, atë të Krujës dhe Sarandës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!