Lefter Maliqi fiton Primaret në Kuçovë, feston me fishekzjarre: Drejt fitores më 14 maj

schedule20:11 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 20:11 - 4 Dhjetor, 2022

Kandidati i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi ka reaguar pasi u shpall zyrtarisht kandidat i PD-së në Primare për bashkinë e Kuçovës.

Maliqi ishte i vetëm në garën për bashkinë e Kuçovës, pasi kandidatja Brikena Koroveshi u tërhoq nga gara pas akuzave për manipulime. Maliqi shkruan se më 14 maj fitorja është e sigurt për bashkinë e Kuçovës, ndërsa thotë se të gjitha premtimet e tij do kthehen në realitet.

Postimi i plotë:

Zyrtarisht kandidat per Kryetar i Bashkise Kucove!

Mirenjohje 352 demokrateve dhe opozitareve per voten ne Primare. Nga këto 339 pro,6 kundra,7 të pavlefshme. Mirenjoheje dy lidereve Meta-Berisha per besimin.

Se bashku me pune te palodhur drejt fitores se sigurt ne 14 Maj te Bashkisë Kuçove.

Cdo premtim do kthehet ne veper, me ndryshime te menjehershme ne infrastrukture, imazh, arsim, kulture, shendetesi, sport, bujqesi, punesime,etj ne Kuçoven e Naftetareve, Aviatoreve dhe Intelektualeve.

Bashkia do jete e hapur dhe e qytetareve jo e Kryetarit.

Mirenjohje.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!