Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka është transferuar në paraburgimin e Durrësit. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i ABC, Ermal Vija, i cili shton se vendimi ka ardhur në një kohë ku në burgun “313” u vendos ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako.
Lëvizja ka ardhur për shkak të gjendjes shëndetësore të Lefter Kokës si dhe për të qenë më pranë familjes së tij.
Ndërkohë SPAK do të marrë në pyetje ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka ditën e nesërme në orën 10:00 ku pritet të japë sqarime për çështjen. Ish-ministri i mjedisit vazhdon që të qëndrojë në qeli që prej Dhjetorit të 2021, pasi dyshohet për abuzime me dy koncesionet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.
Kujtojmë se në kohën kur Koka ishte ministër, Bllako mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ndërsa ndaj ish-zyrtarëve rëndon e njëjta akuzë. /abcnews.al/