Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar rrugën e pazakontë të përuruar sot nga kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.
Teksa ka publikuar fotot e rrugës me dy “korsi” të ndara me beton, Korreshi ka bashkangjitur edhe një koment. “Hapu dhe!”, shkruan Korreshi.
Nga ana tjetër komentuesit e kanë “masakruar” Allën në postimin e tij në rrjetet sociale, duke e krahasuar rrugën e përuruar sot në kanal vaditje.
Ky i fundit e ka prezantuar përfundimin e kësaj rruge si një zgjidhje të problemit të banorëve, por është kujdesur të theksojë se për ndërtimin e saj janë kujdesur vetë ata, ndërsa bashkia i ka dërguar vetëm materialet. m.v/Abcnews.al