Lojtarët e Leeds janë në një situatë shumë të vështirë në fundin e Premier League.
Ata përjetuan humbjen e thellë 4-1 nga Burnemouth dhe kanë vetëm një pikë më shumë se Leicester, që ndodhet në zonën e rënies, me faktin se “Dhelprat” kanë një ndeshje më pak.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, sipas orarit, ndeshja e tyre e radhës është kundër Manchester City.
Lojtarët, por kryesisht trajneri Javi Gracia, u sulmuan nga tifozët e zemëruar.
Pas ndeshjes me Bournemouth, sigurimi e ruajti atë nga tifozët e zemëruar të Leeds që e prisnin atë dhe lojtarët pas ndeshjes para stadiumit. /G.D abcnews.al/