Ledri Vula tregon si lindi historia e dashurisë me Sarën

schedule14:04 - 21 Qershor, 2020

schedule 14:04 - 21 Qershor, 2020

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja është përfolur gjatë se ishin në një lidhje dashurie, por vetëm kohët e fundit janë shfaqur në publik së bashku.

Por si nisi historia e dashurisë mes tyre? Reperi ka vendosur të flasë për herë të parë për dashurinë e tij me Sarën në emisionin ‘Nin’. Ledri ka treguar se e ka njohur Sarën në një prej prapaskenave, pasi disa shoqe të saj që e kishin qejf, kishin shkuar ta takonin.

Ledri zbulon për herë të parë si u njoh me Sarën, takimi në prapaskenën e koncertit i mori mendjen

Dyshja tashmë e ka bërë lidhjen zyrtare, ku nuk ngurojnë t’i shprehin dashurinë njëri-tjetrit në rrjete sociale. Dy ditë më parë, Sara festoi ditëlindjen dhe Ledri por edhe mamaja e tij e uruan në mënyrën më të ëmbël.

E rujm njëri-tjetrin si ujin e pijshëm si me jetu veç na dy në një ishull. Gëzuar ditëlindjen”, shkroi reperi, krahas fotos së publikuar në Instastory, ku dyshja shfaqet të kapur dorë për dore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!